Ushtria e Jemenit neutralizoi 20 houthi, 30 të plagosur

15:56 | 7 Gusht 2019
Arbresh.info

Në pjesën jugore të Jemenit, në rajonin Dali ndodhi përleshje midis Ushtrisë dhe houthive, në të cilën u vranë 20 houthi, mes të cilëve një person është nga kuadri i liderëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Faqja e internetit “26epnews.net”, që i takon Ushtrisë jemenase botoi një lajm në të cilin thuhet se milicët e houthive të mbështetur nga Irani, tentuan të kalojnë në rajonin e Murejes, në rajonin Dali, ku janë të pozicionuar njësitet e Ushtrisë, pas çka shpërtheu përleshja mes dy palëve.

Në vazhdim thuhet se në përleshjen u vranë 20 houthi, mes të cilëve janë edhe Ebu Fajid, përgjegjës për rajonin Dali, ndërsa 30 milicë të houthive janë plagosur.

Në lajmin nuk jepen informacione nëse ka të vdekur ose të plagosur të Ushtrisë jemenase. Nga ana tjetër, houthit nuk kanë dhënë informacione lidhur me ngjarjen.

Që nga shtatori i vitit 2014, houthit e kontrollojnë Sanan, kryeqytetin e Jemenit, si dhe disa rajone. Forcat e koalicionit të kryesuara nga Arabia Saudite, nga marsi i vitit 2015 i japin mbështetje ajrore Qeverisë jemenase në luftën kundër houthive, ndërsa operacionet ajrore shkaktojnë vrasje masive të civilëve. Sipas raportit të OKB-së për vitin 2019, nga viti 2016 në Jemen jetën e kanë humbur 70.000 persona.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme