Ushtarët azerbajxhanas, të cilët hynë pas 27 vitesh në rajonin Kalbajar, të cilin Armenia e pushtoi në vitin 1993, vendosën flamur në qendër të qytetit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit publikoi pamjet nga rajoni, i cili u pastrua nga forcat e armatosura armene më 25 nëntor, sipas armëpushimit të nënshkruar nga Azerbajxhani dhe Armenia.
Të dhënat tregojnë se ndërtesat në qytet janë shkatërruar dhe janë djegur dhe shumë pemë janë prerë.
Ushtarët azerbajxhanas, të cilët erdhën në një nga ndërtesat e mbijetuara në qendër të qytetit, pastruan zonën dhe varën një flamur në ndërtesë.
Komandanti i ushtarëve që hynë në qytet, duke iu drejtuar presidentit Ilham Aliyev para ndërtesës, tha: “I nderuar Komandant i Përgjithshëm, flamuri i Azerbajxhanit po valon në qytetin Kalbajar. Rroftë Azerbajxhani. Rroftë Komandanti i Përgjithshëm. Karabaku është Azerbajxhan”.
Ndryshe, pas çlirimit të 5 qendrave të qyteteve, 4 qytezave dhe 286 fshatrave në operacionin e nisur nga ushtria azerbajxhanase në 27 shtator, Armenia pranoi humbjen dhe nënshkroi një marrëveshje ku premtoi të evakuonte edhe rajonet e pushtuara Aghdam, Lachin dhe Kalbajar.
Armenia u tërhoq nga Aghdam më 20 nëntor dhe nga Kelbajar më 25 nëntor siç kërkohet nga armëpushimi.
Kalbajar, në perëndim të Azerbajxhanit dhe veriperëndim të Malësisë së Karabakut, u pushtua nga Armenia në vitin 1993.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin