Ushtria e Azerbajxhanit u ka shkaktuar humbje forcave armene të cilat qëlluan mbi ushtarët dhe vendbanimet azerbajxhanase në drejtime të ndryshme të frontit gjatë natës, tha Ministria e Mbrojtjes e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e bërë nga ministria thuhet se përleshjet vazhduan kryesisht në drejtim të rajoneve Agdere, Aghdam dhe Hocavend.
Sipas deklaratës, forcat armene janë detyruar të tërhiqeshin në disa zona të frontit, pasi kanë humbur pjesëtarë të personelit dhe pajisje ushtarake.
Disa automjete dhe predha mortaje janë shkatërruar si rezultat i të shtënave artilerike në pozicionet e Regjimentit të 5-të Shkatërrues Malor të ushtrisë armene në drejtim të rajonit Agdere.
Ministria po ashtu tha se humbje ushtarësh i është shkaktuar edhe Regjimentit të 6-të Malor, ndërsa një divizion tjetër ka pësuar shkatërrim të obusëve.
Në deklaratë theksohet se operacionet janë duke vazhduar përgjatë gjithë vijës së frontit.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë