Ushtria e Azerbajxhanit ka hyrë në rajonin Kalbajar pas 27 viteve të pushtimit armen, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Sipas deklaratës trepalëshe të nënshkruar nga liderët e Azerbajxhanit, Rusisë dhe Armenisë, njësitë e ushtrisë së Azerbajxhanit hynë në rajonin Kalbajar më 25 nëntor”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit.
Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike, Azerbajxhanit dhe Armenisë, kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.
Kur përplasjet e reja shpërthyen më 27 shtator, ushtria armene filloi sulmet ndaj civilëve dhe forcave azerbajxhanase dhe shkeli marrëveshjet humanitare të armëpushimit.
Gjatë konfliktit 44-ditor, Azerbajxhani çliroi disa qytete dhe pothuajse 300 vendbanime dhe fshtatra nga pushtimi armen.
Më 10 nëntor, të dy vendet nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia për t’i dhënë fund luftimeve dhe për të punuar drejt një rezolute gjithëpërfshirëse.
Armëpushimi u pa si një fitore për Azerbajxhanin dhe një humbje për Armeninë, forcat e të cilës janë tërhequr siç përcaktohet në marrëveshje.
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...