Ushtria amerikane ka publikuar fotografinë e fundit të bërë nga fotografja e luftës Spc. Hilda Clayton, që tregojnë shpërthimin që vrau atë dhe katër ushtarë afganë gjatë ushtrimeve trajnuese në vitin 2013.
Clayton, 22 vjeçare në kohën e vdekjes, ishte specialiste e informatave pamore në kuadër të Ekipit të Brigadës së 4-të të Armatosur, Divizioni i Parë i Këmbësorisë në Afganistan, transmeton portali arbresh.info.
Incidenti fatale ka ndodhur gjatë një misioni trajnimi për të certifikuar ushtarët afganë në operacionet e mortajës.
Clayton dhe një fotograf afgan fotografuan trajnimin, kur një tub mortajash shpërtheu në mënyrë të rastësishme përpara tyre.
Clayton ishte specialistja e parë ushtarake e dokumentimit dhe produksionit që është vrarë në Afganistan./Arbresh.info
Nesër nis votimi për votuesit jashtë Kosovës
Nuk ka pritje në asnjërën nga pikat kufitare
Regjistrohet rasti i parë me virusin HMPV në Greqi
Rama: Vjosa, mbretëresha e lumenjve të egër dhe të apasionua...
Klubi i La Ligës ankohet për ‘standarde të dyfishta’ në dëni...
“Mos shfrytëzo momente me më prekë”, Driloni paralajmëron Xu...