Google ADS

Ushtria amerikane publikon foton e ushtarit të fundit të larguar nga Afganistani

08:21 | 31 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Amerika mbrëmë është tërhequr përfundimisht nga Afganistani, pas një lufte 20 vjeçare që është më e gjata në histori të ShBA-së.

Ushtria amerikane ka shpërndarë në mediet sociale një fotografi, ku sipas tyre është fotografuar ushtari i fundit amerikan që u largua nga Kabuli mbrëmë, duke shënuar fundin e luftës 20-vjeçare në Afganistan.

Gjenerali, Chris Donahue, është fotografuar duke hipur në avionin e fundit, që u nis mbrëmjen e së hënës nga kryeqyteti afgan, Aeroporti Ndërkombëtar Hamid Karzai.

“Ushtari i fundit amerikan është larguar nga Afganistani”

Tërheqja përfundimtare e ushtrisë amerikane nga Afganistani përfundoi dje. Fluturimi i fundit u nis nga Kabuli pak para mesnatës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme