Marina amerikane ka lëvizur avion mbajtësin e dytë USS Ronald Reagan pranë Gadishullit Korean, ku do të kryej stërvitje me USS Carl Vinson për shkak të tensioneve në rritje në këtë rajon, raporton CNN.
Veprimi vije vetëm disa ditë pasi Koreja e Veriut demonstroi një hap të rëndësishëm përpara në programin e tyre të raketave pas nisjes së një predhe që arriti “sukses”, sipas një analize paraprake amerikane të zbulimit, transmeton portali arbresh.info.
Pas përfundimit të një periudhe të mirëmbajtjes dhe sprovave të detit në Yokosuka, Japoni, USS Ronald Reagan u nis për gadishullin Korean të martën, sipas Marinës.
Pasi të mbërrijë në rajon, transportuesi do të kryejë një sërë ushtrimesh trajnimi, por kryesisht përqendrohet në vërtetimin e aftësisë së tij për të nisur dhe rimëkëmbur në mënyrë të sigurtë avionin, tha shërbimi./Arbresh.info
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...