Ushtari ukrainas arrin ta rrëzojë raketën ruse me mitraloz – pozoi para “trofeut”

14:12 | 17 Dhjetor 2022
A. B.

Gjatë sulmeve më të ashpra ajrore mbi infrastrukturën energjetike të Ukrainës, ku u shkrepën dhjetëra raketa gjigante, një ushtar ukrainas ka arritur të rrëzojë një të tillë duke shtënë në të me mitraloz.

Ushtari i njohur si “Kipish” ka arritur ta realizojë “të pamundurën”, duke rrëzuar një nga 76 raketat e shkrepura në territorin e Ukrainës.

Kreu i ushtrisë ukrainase ka lavdëruar ushtarin për “reagimin e tij të shpejtë”, pasi që kishte arritur ta shkatërrojë raketën me mitraloz.

“Kur qëlloi, fluturonin shkëndijat e verdha nga raketat. Filloi të sillet, e goditi në bisht dhe ra në tokë. Ishte e pamundur ta qëllosh me mitraloz, por ai këtë e bëri”, tha komandanti që paraqit si “Hera”.

Pjesët e raketës së shkatërruar kanë rënë në fushën e mbuluar me borë, e në video shihet luftëtarët me “trofeun” e tij, duke e mbajtur nga ajo që dukej si krah i raketës.

Kujtojmë që forcat ukrainase kanë arritur të rrëzojnë 60 nga 70 raketat që i lansoi Rusia gjatë këtij sulmi ajror. Ato u lansuan nga aeroplanët por edhe nga luftanijet në Detin e Zi dhe atë Kaspik, duke përfshirë raketat Kha-101 dhe Kalibr.

E disa minuta pas sulmit, qytetet si Kharkiv dhe Poltava mbetën pa energji elektrike. Ndërkaq Kievi mbeti pa ujë, e në Kremenchuk u ndërpre plotësisht furnizimi me ujë dhe rrymë.

Në Kriva Rig, qytetin e lindjes së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, raketat ruse goditën ndërtesat kolektive duke i shkatërruar shtyllat që i mbanin ato.

Derisa ekipet e shpëtimit kanë kërkuar nën rrënoja personat që mund të kenë shpëtuar. Aty është konfirmuar vdekja e tre civilëve, përfshirë një fëmijë katërmuajsh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme