Policia tajlandeze njoftoi se forcat e sigurisë e kanë vrarë ushtarin që i qëlloi për vdekje 26 persona gjatë një sulmi masiv.
Ushtari i quajtur Jakraphanth Thomma të shtunën e vrau komandantin e tij para se t’i vidhte disa armë nga një kamp ushtarak.
Sulmuesi i dyshuar e vazhdoi sulmin rrugëve dhe në një qendër tregtare në qytetin Nakhon Ratchasima, i njohur edhe si Korat.
Ky ushtar, i cili postonte fotografi në rrjetet sociale gjatë sulmit, më në fund u vra nga forcat e sigurisë pasi u rrethua brenda një ndërtese, shkruan “BBC”.
Kryeministri i Tajlandës, Prayuth Chan-ocha, e bëri të ditur numrin e saktë të viktimave pasi fillimisht ishte raportuar për 12 persona të vrarë. Përpos të vrarëve, në këtë sulm u plagosën 57 persona.
“Ky është një rast i pashembullt në Tajlandë dhe dua që kjo të jetë hera e fundit që ndodh një krizë e tillë”, tha kryeministri pasi i vizitoi të plagosurit në një spital.
Ai tha se motivi i sulmuesit duket se ishte zemërimi pas një konflikti, ku ai besonte se është mashtruar në një marrëveshje pronësie.
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030