Një ushtar në rajonin Amur të Rusisë është arratisur pasi që ka vrarë tre kolegë të tij dhe ka plagosur një tjetër, transmeton Anadolu Agency.
Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë bëhet e ditur se ushtari i cili ishte në detyrë në rajonin Amur, hapi zjarr në mënyrë të rastësishme me armë automatike ndaj ushtarëve të tjerë të cilët ndodheshin në fushën për gjuajte.
Si rezultat e incidentit, një oficer dhe dy ushtarë humbën jetën dhe një ushtar tjetër u plagos.
Ushtari i cili kreu sulmin ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërkaq në rajon u dërguan forca të sigurisë.
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...