Ushtari i parë rus që po përballet në gjyq ndaj akuzave për krime lufte në Ukrainës, është deklaruar fajtor gjatë seancës së zhvilluar të mërkurën në gjykatën e Kievit. I pyetur gjatë seancës dëgjimore më 18 maj, nëse ishte fajtor për vrasjen e një civili 62-vjeçar ukrainas, i cili po ngiste biçikletën në fshatin Chupakhivka, në rajonin verilindor të Sumy, rreshteri Vadim Shishimarin, u përgjigj: “Po.” Shishimarin, me prejardhje nga rajoni rus i Irkutsk rrezikon burgim të përjetshëm për krimin e kryer.
Vrasja ndodhi vetëm disa ditë pasi Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukranës. 21 vjeçari Shishimarin, në anëtar i një njësie tanku, i kapur rob nga forcat ukrainase, pohoi se kishte gjuajtur mbi civilin në një video të postuar nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës. “Më urdhëruan të gjuaja,” deklaroi Shishimarin, gjatë transmetimit të videos. “Ndaj tij gjuajta vetëm një plumb. Ai ra përtokë dhe ne vazhduam rrugën”.
Muajin e kaluar, prokuroja e Përgjithshme e Ukrainës Iryna Venediktova publikoi emrat e 10 ushtarëve të Brigadës së 64-t të këmbësorisë së forcave ushtarake ruse, duke thënë se ata janë të dyshuar për “krime ndaj civilëve dhe krime të tjera lufte”, duke shtuar se hetuesit ukrainas po vazhdojnë të mbledhin prova dhe se zyra e saj po përgatiste akuza mbi krime të luftës kundër 41 ushtarëve rusë, ku përfshihen edhe bombardimet ndaj infrastrukturës civile, vrasjet e civilëve, përdhunimet dhe plaçkitjet. Nuk është ende e qartë se sa prej të dyshuarve janë në duart e Ukrainës dhe sa mund të gjykohen në mungesë./REL/
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz