Ushtari forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Elor Azaria, i cili vrau një sulmues palestinez është dënuar me 18 muaj burg nga një gjykatë ushtarake.
Vendimi u shpall të martën. Prokurorët kërkonin që Azaria të dënohet me tri ose katër vjet burg ndërsa mbrojtja kërkonte që ai të lirohet, transmeton arbresh.info.
Gjykatësi kryesor, Maya Heller, tha se Azaria ”vendosi që vet të luaj rolin e gjykatësit dhe ekzekutuesit” kur kishte vendosur të vriste palestinezin, raporton Reuters.
“Njeriu nuk mund të përdorë një forcë të tillë, coftë fjala edhe për jetën e armikut”, tha gjykata.
Në mars të vitit 2016, Azaria qëlloi për të vrarë Abdel Fattah al-Sharif, një sulmues palestinez i cili ishte i paaftë për të luftuar në Hebron të West Bank./Arbresh.info
Tensione mes Xuxit dhe Drilonit – si ndodhi e gjitha?
Kolona në pikat kufitare, pritje të gjata në Merdarë dhe te ...
Moti në Shqipëri, i qëndrueshëm
Rasti i Hotel Grandit/ Pacolli i reagon Haxhiut: Askush në k...
Zebërvoki eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4
Liverpooli i ofron Alexander-Arnold një kontratë ‘astronomik...