Google ADS

Ushtarët turq detyruan refugjatët sirianë të veshin të brendshme grash

22:01 | 3 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Refugjatët sirianë po abuzohen dhe po poshtërohen nga ushtria turke, përderisa po përpiqen të kalojnë kufirin.

Incidenti i fundit tregon se disa burra janë detyruar të veshin të brendshme grash dhe me pas janë abuzuar, shkruan Daily Mail, transmeton portali arbresh.info

42efb50b00000578-4758126-image-a-70_1501778095268

Imazhet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë tre burra, që besohet se janë refugjatë sirianë të veshur me rroba grash ndërsa në shpinë u dallohen shenjat e goditjeve.

42efb8a100000578-4758126-image-m-75_1501778115318

Incidenti thuhet se ka ndodhur në kufi, vetëm disa ditë pasi disa ushtarë turq u arrestuan për abuzimin me refugjatët sirianë.

Një gjykatë në provincën jugore turke të Hatajit ka vendosur që tre ushtarët e arrestuar për ngacmimin e refugjatëve sirianë të qendrojnë në paraburgim.

42efb5d300000578-4758126-image-m-78_1501778133304

Sipas mediave turke refugjatët sirianë që u përpoqën të kalojnë ilegalisht kufirin janë dërguar për kontrollë mjeksore.

Turqia është kthyer në një shtëpi për 2.9 milionë refugjatë nga Siria dhe sipas shifrave zyrtare të qeverisë, shumica dërrmuese janë shpërndarë anembanë vendit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme