Google ADS

Ushtarët rusë që refuzojnë të luftojnë do dënohen me 10 vjet burg

16:18 | 24 Shtator 2022
E.H

Trupat ruse që refuzojnë të luftojnë në Ukrainë, mund të dënohen me 10 vite burg.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se ky ligj u nënshkrua nga presidenti rus Vladimir Putin të shtunën dhe është miratuar nga parlamenti.

Sipas asaj që raportohet, shumë ushtarë kanë refuzuar të luftojnë përballë Ukrainës, ndërsa disa po largohen nga vendi për të shmangur dërgimin me forcë në Ukrainë./euronews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme