Qindra refugjatë u larguan nga Myanmar vitin e kaluar pasi kishte raporte të sulmeve seksuale nga ushtria burmeze. Agjencitë paralajmëruan se shtatzënitë e padëshiruara do të ishin të shumta dhe mijëra foshnje do jepeshin për adoptim.
Një vajzë 17 vjece ka treguar historinë e saj për BBC duke shpjeguar si u përdhunua dhe u rrah nga ushtarët për ditë me rradhë.
“Ushtarët më kapën para se të largohesha me vrap. Ata më përdhunuan. Në darkë u përdhunova sërish. Ata bënë të njëjtën gjë të nesërmen në mëngjes dhe në drekë. Më lanë të lidhur në pemë. Kur i pashë sërish ushtarët, u mundova të fshihesha. U ula aty duke qarë. Një grup nga Rohyngias më shpëtoi dhe më dërgoi për në Bangladesh”, tha ajo.
Atje zbuloi se është shtatzënë dhe vajza e saj tani është 1 javëshe, por nuk i ka vendosur ende një emër. Edhe pse i thanë ta jepnin për adoptim, ajo nuk pranoi dhe ka zgjedhur që ta rrisë vetë vogëlushen.
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana