Ushtarët përdhunojnë dhe lënë shtatzënë refugjaten

21:49 | 26 Qershor 2018
Arbresh.info

Qindra refugjatë u larguan nga Myanmar vitin e kaluar pasi kishte raporte të sulmeve seksuale nga ushtria burmeze. Agjencitë paralajmëruan se shtatzënitë e padëshiruara do të ishin të shumta dhe mijëra foshnje do jepeshin për adoptim.

Një vajzë 17 vjece ka treguar historinë  e saj për BBC duke shpjeguar si u përdhunua dhe u rrah nga ushtarët për ditë me rradhë.

 “Ushtarët më kapën para se të largohesha me vrap. Ata më përdhunuan. Në darkë u përdhunova sërish. Ata bënë të njëjtën gjë të nesërmen në mëngjes dhe në drekë. Më lanë të lidhur në pemë. Kur i pashë sërish ushtarët, u mundova të fshihesha. U ula aty duke qarë. Një grup nga Rohyngias më shpëtoi dhe më dërgoi për në Bangladesh”, tha ajo.

Atje zbuloi se është shtatzënë dhe vajza e saj tani është 1 javëshe, por nuk i ka vendosur ende një emër. Edhe pse i thanë ta jepnin për adoptim, ajo nuk pranoi dhe ka zgjedhur që ta rrisë vetë vogëlushen.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme