Ushtarët pakistanezë e kanë shpëtuar një familje pesëanëtarëshe kanadezo-amerikane, që për afro pesë vite është mbajtur peng nga një grup që ka lidhje me talibanët.
Shtetasja amerikane, Caitlan Coleman, dhe bashkëshorti i saj kanadez, Joshua Boyle, ishin rrëmbyer gjatë një udhëtimi në Afganistan në vitin 2012. Derisa mbahej e rrëmbyer, familjes Coleman – Boyle i kanë lindur tre fëmijë.
Ushtria e Pakistanit ka njoftuar dje se familja është çliruar gjatë një operacioni në rajonin veriperëndimor, Kurram, afër kufirit me Afgansitanit, pasi ushtria kishte marrë informacion të inteligjencës nga zyrtarët e Shteteve të Bashkuara.
“Dje, qeveria e Shteteve të Bashkuara, duke punuar në mënyrë të koordinuar me qeverinë e Pakistanit, e kanë siguruar lirimin e familjes Boyle-Coleman nga rrëmbimi në Pakistan”, tha në deklaratën e tij, presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ka vlerësuar se operacioni i shpëtimit është “moment pozitiv” për raportet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit.
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...
Maqedonci: Kosova vend potencial për prodhimin e fluturakeve...
Shqipëria U19 e vajzave fiton ndeshjen e parë në kualifikues...