Njësitë ushtarake që sigurojnë aeroportin ndërkombëtar të Kabulit po përpiqen të mbajnë larg aeroplanëve civilët që u futën me forcë ne aeroport, raporton Anadolu Agency (AA).
Pasi talebanët mbërritën në kryeqytetin Kabul, mijëra njerëz që tashmë kishin ikur nga vende të tjera të Afganistanit si pasojë e ofensivës së talebanëve, u drejtuan në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit me qëllim për t’u larguar nga vendi.
Civilët me forcë hynë në aeroport dhe më pas u përpoqën të hipin nëpër aeroplanë.
Sigurimi i aeroportit dhe ushtarët përpiqen të mbajnë jashtë civilët të cilët mundohen t’u afrohen aeroplanëve dhe pistave të aeroportit.
Talebanët me shpejtësi kanë marrë nën kontroll shumicën e vendit, në një ofensivë që ka verbuar sytë e fuqive perëndimore derisa forcat afgane po shkrihen. Kabuli dje ra në duart e grupit pasi qeveria afgane dhe presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi.
Pas largimit të Ghani-t, ish-presidenti Hamid Karzai, politikani veteran, Gulbuddin Hekmatyar dhe kryenegociatori i paqes, Abdullah Abdullah, kanë punuar për të siguruar një transferim të qetë të pushtetit.
SHBA është në mes të evakuimit të personelin të saj diplomatik nga Aeroporti Ndërkombëtar “Hamid Karzai” i Kabulit, si dhe të mijëra refugjatëve afganë që po kërkojnë statusin e refugjatit.
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...