Ushtarët izraelitë kanë plagosur me plumba gome 3 gazetarë, përfshirë edhe fotoreporterin e AA-së të cilët po ndiqnin ndërhyrjen e ushtarëve izraelitë ndaj palestinezëve në Ramallah, që ndodhet në Bregun Perëndimor të okupuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Si pasojë e hapjes së zjarrit me plumba gome janë plagosur fotoreporteri i AA-së Isam Rimavi, gazetarët e agjencisë së lajmeve franceze AFP Abbas Mumini dhe britaniku Joe Dyke të cilët po ndiqnin ngjarjet në rajonin Ras Karka në perëndim të Ramallahut.
Ndërkohë bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e gazetarëve është e mirë.
Theksohet se kolonët hebrenj që prej disa kohësh për të ndërtuar vendbanime të reja janë duke zhvilluar punime për hapjen e rrugëve mbi territoret e palestinezëve në Ras Karkar. Si pasojë e kësaj po ndodhin përleshje mes palestinezëve që reagojnë ndaj kësaj situate dhe ushtarëve izraelitë të cilët mbrojnë kolonët hebrenj.
Izraeli që prej vitit 1967 e deri tani ka formuar qindra njësi vendbanimesh të paligjshme në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën okupim. Në njësitë e venbanimeve të ndërtuara në Bregun Perëndimor jetojnë rreth gjysëm milioni ndërsa në Kudsin Lindor rreth 220 mijë kolonë hebrenj.
Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet hebreje në territoret e pushtuara konsiderohen të paligjshme.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?