Google ADS

Ushtarët izraelitë plagosin dhjetra palestinezë në kufirin me Gazën

23:39 | 3 Korrik 2018
Trina Galanxhi

 Dhjetra persona u plagosën dhe u ndikuan nga gazi lotsjellës si pasojë e intervenimit të ushtarëve izraelitë me plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës ndaj grave palestinezë, të cilat organizonin protesta paqësore në kuadër të aktiviteteve të “Marshit të Kthimit të Madh” në kufirin me Gazën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Eshref el-Kudra, në një deklaratë me shkrim bëri të ditur se ushtarët izraelitë kanë intervenuar ndaj grupit të grave palestineze të cilët protestonin në lindje të Gazës, me ç’rast janë plagosur dhe ndikuar nga gazi dhjetra persona.

Sot, qindra gra palestineze arritën në kufirin me Gazën për të marrë pjesë në aktivitetet e “Marshit të Kthimit të Madh”.

Palestinezët që nga 30 marsi e deri më tani, në kuadër të Ditës së Tokës, organizojnë protesta paqësore nën moton “Marshimi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin.

Ushtarët izraelitë hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë “kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006”.

Ushtarët e Izraelit gjatë ndërhyrjeve në protestat paqësore të “Marshimit të Kthimit të Madh” të cilat po vazhdojnë që nga 30 marsi e deri më tani në kufirin e Gazës që është nën rrethim, kanë shkaktuar vdekjen e mbi 130 palestinezëve dhe plagosjen e më shumë se 14 mijë të tjerëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme