Të paktën 27 palestinezë janë plagosur si pasojë e intervenimit të ushtarëve izraelitë ndaj protestave paqësore të “Marshit të Madh të Kthimit” në Rripin e Gazës nën bllokim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e bërë nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë thuhet se në intervenimin e ushtarëve izraelitë ndaj protestave paqësore janë plagosur 27 palestinezë prej të cilëve 4 me plumba të vërtetë.
Në deklaratë nuk është dhënë informacion të detajuar në lidhje me gjendjen shëndetësore të plagosurve.
Komisioni i Lartë Kombëtar i Marshit të Madh të Kthimit dhe Ndërprerjes së Bllokimit të Gazës në njoftimin e bërë më 15 nëntor kishte njoftuar se janë shtyrë protestat paqësore që organizohen çdo javë të premten për shkaqe sigurie. Komisioni këtë vendim e kishte marrë pas sulmit izraelit ndaj Gazës më 12 nëntor.
Që nga 30 marsi i vitit të kaluar, palestinezët në kufirin e Rripit të Gazës organizojnë protesta paqësore me moton “Marshi i Madh i Kthimit”, me anë të të cilave kërkojnë kthimin në territoret nga ku u dëbuan, si dhe heqjen e bllokadës së Gazës të imponuar në vitin 2006.
Sipas deklaratës së Qendrës për të Drejtat e Njeriut, Al-Mizan, mbi 320 palestinezë janë martirizuar, ndërsa rreth 18.500 të tjerë janë plagosur në ndërhyrjet e ushtarëve izraelitë ndaj protestave të “Marshit të Madh të Kthimit”.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës