Të paktën 77 palestinezë janë plagosur si pasojë e intervenimit të ushtarëve izraelitë ndaj protestave paqësore të “Marshit të Kthimit të Madh” në Rripin e Gazës nën bllokim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e bërë nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë thuhet se në intervenimin e ushtarëve izraelitë ndaj protestuesve janë plagosur 77 palestinezë prej të cilëve 31 me plumba të vërtetë.
Në deklaratë nuk është dhënë informacion të detajuar në lidhje me gjendjen shëndetësore të plagosurve.
Që nga 30 marsi i vitit të kaluar, palestinezët në kufirin e Rripit të Gazës organizojnë protesta paqësore me moton “Marshi i Kthimit të Madh”, me anë të të cilave kërkojnë kthimin në territoret nga ku u dëbuan, si dhe heqjen e bllokadës së Gazës të imponuar në vitin 2006.
Sipas deklaratës së Qendrës për të Drejtat e Njeriut, Al-Mizan, mbi 320 palestinezë janë martirizuar, ndërsa rreth 18.500 të tjerë janë plagosur në ndërhyrjet e ushtarëve izraelitë ndaj protestave të “Marshit të Kthimit të Madh”.
Dua Lipa tregon se është detyruar të largohet nga Los Angele...
Qeveria i ndan 100 mijë euro për familjen e Enver Hadrit
Driloni e përqafon Sarën, ndërsa i kërkon t’i besojë që nuk ...
Qeveria rrit pensionet për invalidët, veteranët dhe pjesëtar...
Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të sh...
Kryesuesi dhe anëtarët e KQZ-së takohen me Misionin Vëzhgues...