Ushtarët izraelitë që kthehen nga shërbimi në Gaza raportojnë trauma të rënda psikologjike dhe disa prej tyre kanë vrarë veten pasi dëshmuan ato që janë përshkruar si ‘tmerre që bota nuk mund të kuptojë kurrë’.
Historitë e tyre tregojnë për realitetin e fushatës brutale izraelite në Gaza dhe pasojat psikologjike të dhunës ndaj palestinezëve, për ushtarët që kanë shërbyer në front.
Në dëshmitë e tyre për rrjetin CNN, ata thonë se trupat urdhërohen të kalojnë me autoblinda mbi trupat e gjallë ose të vdekur të palestinezëve, dhe kjo i ka bërë që disa prej tyre pas shërbimit të mos jenë të aftë të hanë mish, pasi shkakton rikthimin e kujtimeve në Gaza. “Kur shikon aq shumë mish dhe gjak … si të tyre apo tonin, kjo prek atë që ti ha,” tha një prej ushtarëve për CNN.
Eliran Mizrahi, rezervist 40-vjeçar i ushtrisë, është një nga efektivët që kreu vetëvrasje pas kthimit nga shërbimi në Gaza. Mizrahi për gjashtë muaj operonte buldozerin e blinduar të ushtrisë D-9. Guy Zaken, koleg i Mizrahi, tregonte disa nga eksperiencat për rrjetin CNN: “Kemi parë gjëra shumë të rënda, shumë të vështira për t’u pranuar”.
Para se të vriste veten Mizrahi vuajti nga stresi i rëndë post-traumatik (PTSD) teksa familjarët thonin se ai nuk u kishte treguar për ato që kishte parë në ofensivë. “Ka parë shumë njerëz të vdesin, ndoshta kishte vrarë edhe vetë”, tha nëna e tij.
Ushtria e Izraelit raporton numra të shumta të krizave mendore mes efektivëve, teksa ministria izraelite thotë se rreth 1,000 ushtarë hiqen nga shërbimi në fron çdo muaj prej problemeve mendore nga eksperiencat.
Ata presin që deri në fund të vitit 14,000 ushtarë do të kërkojnë trajtim mjekësor, gjysma për plagosje dhe gjysma tjetër për shëndetin mendor, sipas rrjetit CNN dhe rrjetit rajonal middleeastmonitor.com
Ahron Bregman, ish-ushtarak izraelit tashmë analist politik në Londër, tha se ajo që po ndodh në Gaza sjell sfida unike psikologjike, prej natyrës urbane dhe të zgjatur të konfliktit. “Si mund të vësh fëmijët të flenë në krevat kur ke parë fëmijë të vriten në Gaza?” tha ai.
Bregman shpjegonte më tej se operatorët e bulldozerëve të ushtrisë janë ata më të ekspozuar ndaj brutalitetit: “Ata shikojnë njerëz të vdekur dhe duhet t’i pastrojnë ato me mbetjet e tjera, ata i shtypin ata,” tha Bregman për rrjetin CNN.
Në ushtrinë e Izraelit raportohet rreth 500 vetëvrasje në vit, dhe rreth 6,000 tentativa për vetëvrasje, ndërsa ministria pranon se shifrat mund të jenë më të mëdha se ato të konfirmuara.
Në rastin Mizrahi zyrtarët nuk donin t’i bënin një varrim ushtarak, por pranuan vetëm pas dënesës publike për çështjen, shkruan rrjeti CNN./tch/
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...