Ushtaret femra vazhdimisht janë detyruar të zhvishen dhe të bëjnë vallëzime provokuese si pjesë e “testeve poshtëruese të rekrutimit” dhe “seancave të trajnimit” në bazën ushtarake famëkeqe në jug të Gjermanisë, kanë bërë të ditur mediat gjermane duke cituar raporte të punëve të brendshme.
Në raport i Forcave të Armatosura të Gjermanisë, të zbuluar nga Der Spiefel dhe DPA, përmban dëshminë e një ushtareje femër, e identifikuar si Nicole E., e cila ishte dërguar në bazën ushtarake famëkeqe Pfullendorf në Baden-Wuertemberg në vitin 2016, transmeton arbresh.info.
Dëshmia e saj tregonte se ajo ishte urdhëruar nga instruktorët e bazës të kalojë nëpër një “testi rekrutimi” poshtërues që përfshinte edhe vallëzimin provokues në shufër në barakat e ushtarëve.
Shufra e cila zakonisht shihet në klubet e zhveshjes ishte vendosur në mes të barakave, dhe të rekrutuarat femra ishin detyruar të jepnin shfaqje, shkruhej në raportet e gjetura nga hetuesit.
Gjithashtu aty ishte gjetur edhe një dollap me pije alkoolike.
Ndërsa gjatë “seancave të trajnimit”, të rekrutuarat ishin detyruar të zhvishen teksa trajnerët kishin prekur ato pa dorëza në pjesë intime me arsyetimin se po kryenin “testimet e aromave”.
Sipas raportit të Nicole E., ato gjithashtu ishin fotografuar të zhveshura të cilat ishin bërë për “qëllime të trajnimit”.
Për t’i ikur çfarëdo akuze, trajnerët kishin detyruar të rekrutuarat të nënshkruanin një pëlqim se ishin të pajtimit për “trajnimin”./Arbresh.info
Real Madrid dhe Milan publikojnë formacionet zyrtare
Në një seancë të mbyllur, Qeveria e RMV-së vendos për ndihmë...
Zhegrova starton ndaj Juventusit
“Mos u përziej hiç”, debat i ashpër mes Arionit dhe Mevlanit...
Vengu në Francë, takon homologun Lecornu: Diskutime rreth pr...
Netanyahu e shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Gallant