Google ADS

Ushtarët gjermanë në luftën coronavirusin

08:44 | 21 Mars 2020
Arbresh.info

Bundeswehr-i përgatitet për mbështetje në krizën mbi coronavirusin. Pavarësisht se shumë ushtarë janë infektuar, është e garantuar aftësia e trupës për mobilizim, tha ministrja e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer.

“Ne të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm, që lufta kundër virusit Corona është një maratonë”, tha ministrja e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer në Berlin. “Ne po përgatitetmi, që nëse kapacitetet e forcave civile të arrijnë në limitet e tyre, të mbështes me asetet e veta Bundswehr-i”, shtoi ajo duke pasur parasysh rezervistët në sektorin e shërbimit sanitar.

Sipas të dhënave të saj në njësinë e rezervistëve ndërkohë janë të organizuar rreth 120.000 rezerviste dhe rezervistë. Ajo tha, se parashikon që për rreth 75.000 syresh janë në dispozicion dhe të gatshëm për veprim menjëherë. Në sektorin e shërbimit sanitar kanë nisur përgatitjet qysh javën e kaluar. Deri të enjten (19.03) pasdite janë paraqitur mbi 2000 rezervistë, prej të cilëve 935 mund të angazhohen menjëherë.

Bundeswehr-i sidoqoftë ndihmon edhe tani në drejtime të ndryshme, theksoi ajo. Ndërkohë ka 50 kërkesa bazuar në nenin  35 të ligjit themeltar. Kërkesat kanë të bëjnë si me material mbrojtës e deri tek mbikqyrja e objekteve me infrastrukturë kritike, detyra logjistike e deri tek ndërtimi i shtrateve të emergjencës.

Qëllimi kryesor i forcave të armatosura është, që të sigurojnë gatishmërinë për veprim si brenda edhe jashtë vendit. Sfida e madhe është, se ndërkohë Bundeswehr-i sipas të dhënave të Inspektorit të Përgjithshëm, Bernhard Zorn ka 52 të infektuar dhe gjithsej 397 raste të dyshuara për infeksion. Kramp-Karrenbauer theksoi, se aftësia për veprim është e garantuar, se kjo vlen për të gjithë ata që e kanë të detyrueshëm shërbimin ushtarak.

Ndërkohë është i përjashtuar vetëm kualifikimi i ushtarëve në Irak, tha  Zorn. Kramp-Karrenbauer tha, se brenda kësaj jave ajo do të bisedojë me ministrat e Mbrojtjes të vendeve të BE-së, se çfarë sfidash i presin aktualisht forcat e armatosura. /DW/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme