Britania e Madhe në një të ardhme të afërt nuk do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian. Kjo pasi në referendumin e mbajtur kohë më parë, britanikët votuan për largim nga BE-ja.
Por kjo nuk do të thotë se Britania e Madhe do të heq dorë edhe nga detyrimet e saj që i ka ndaj EUFOR dhe KFOR-it.
Kështu të paktën tha diplomati britanik, Andrew Page që është koordinator i Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, e që do të mbahet në Londër.
“Po britanikët votuan për tu larguar na BE-ja dhe kjo do të ndodhë në mars të vitit 2019, por ne do të vazhdojmë të jemi anëtar të NATO-s. Në rastin e Ballkanit Perëndimor ne jemi të përkushtuar që t’i respektojmë të gjitha detyrimet në EUFOR dhe KFOR”, tha Page, transmeton lajmi.net
Ai tha se Londra do të mbetet e interesuar që të ndihmojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në Ballkanin Perëndimor, por duket mbetur si “lojtar i jashtëm”.
Page duke folur për agjencinë e lajmeve Hina tha se Britania do të vazhdojë të punojë në stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik të Evropës Juglindore, duke theksuar se Londra do të mbetet partner i besueshëm.
Ndryshe trupat britanike përbëjnë një numër të madh të KFOR-it në Kosovë.
Pothuajse një vit më parë, Britania dërgoi më shumë se 30 ushtarë shtesë në Kosovë, që ndihmuan KFOR-in në ushtrimin e aktiviteteve të ndryshme.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...