Ushtarët amerikanë zbarkojnë në gadishullin korean

00:09 | 16 Mars 2017
Trina Galanxhi

Katër raketa balistike të lëshuara nga Koreja e Veriut, vetëm 190 milje larg bregdetit të Japonisë, duket se kanë mjaftuar që SHBA-të të marrin mesazhin e diktatorit dhe të rrisin ndjeshëm mbrojtjen, jo vetëm në Japoni.

“Daily Mail” shkruan se SHBA-të kanë rritur ndjeshëm praninë ushtarake në gadishullin korean.

Raportohet se sot, ka mbërritur në Korenë e Jugut një aeroplanmbajtëse e fuqishme që pritet të marrë pjesë në një fushatë për t’i treguar forcën Koresë së Veriut.

Më shumë se 80 aeroplanë, avionë luftarakë F/A-18F, super hornet, e E-2C Hawkeye ndodhen në bordin e aeroplanmbajtëses.

Agjencia e lajmeve “Yonhap” e Koresë së Jugut thotë se prania e shtuar ushtarake është pjesë e një plani për të “hequr qafe” diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Një zyrtar i lartë i ushtrisë, që ka dashur të mbetet anonim ka deklaruar se: “Forcat ushtarake do të kenë disa misione për të depërtuar në veri, atje ku pritet të godasin objekte të rëndësishme të Koresë së Veriut”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme