Trupat amerikane kanë vrarë sot dy afganë të armatosur në aeroportin e pushtuar nga njerëzit në Kabul, ku vërshimet e njerëzve të dëshpëruar për t’u larguar po shkaktojnë situata te rënda.
Situata po përshkallëzohet shpejt në Kabul ku në mbrojtje të aeroportit dhe të të evakuarve janë ende 6,000 trupa amerikane.
Rrjeti CBS citonte një zyrtar amerikan të mbrojtjes që tha se ushtarët kishin vrarë dy afganë të armatosur që kishin tentuar të ngjiteshin në avion. Si rrjedhojë të gjithë fluturimet ishin ndaluar deri në spastrimin e pistës së fluturimit.
Sot një avion ushtarak amerikan CR-17 me qytetarë të SHBA dhe refugjatë u sulmua nga civilë që u kapën në motorët e tij, dhe të paktën dy ranë për vdekje nga avioni.
Dorëzimi i rrezikshëm i Afganistanit nga presidenti Joe Biden dhe heshtja që ka pasuar prej ditës së djeshme, është kritikuar gjerë nga mediat në Britani dhe SHBA.
Presidenti për çështjen ka dhënë vetëm një deklaratë të shtunën ku fajësonte pararendësin Donald Trump për tolerimet që ka bërë ndaj Talibanëve.
E përditshmja ‘Wall Street Journal’ dënonte deklaratën e Biden duke e quajtur “larje duarsh, që do të mbetet në kujtesë si një nga disfatat më të turpshme të një presidenti dhe kreu të ushtrisë amerikane”.
Ndërkohë Talibanët shpallën dje fitoren e tyre nga pallati presidencial i Kabulit, teksa kreu i tyre deklaronte: “Zoti qoftë i lavdëruar, unë kam qenë tetë vjet në burgun e Guantanamo”, tha ai nga tryeza e presidentit i rrethuar nga rojet me kallashnikovë./TCH/
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...