Oficerët ushtarakë amerikanë që refuzojnë të vaksinohen kundër koronavirusit mund të pezullohen nga detyrat e tyre dhe potencialisht të pushohen nga puna, tha ushtria amerikane.
Pasi Administrata e Ushqimit dhe Barnave miratoi plotësisht vaksinën Pfizer / BioNTech, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin urdhëroi që të gjithë anëtarët aktivë të ushtrisë të vaksinohen, shkruan NYT, transmeton portal arbresh.info
Ushtria tha se filloi zbatimin e urdhrit në fund të gushtit, duke shtuar se ushtarët mund të kërkojnë të përjashtohen bazuar në arsye të vlefshme mjekësore, fetare dhe administrative.
Megjithatë, rreshterët e parë dhe oficerët në pozicionet komanduese që refuzojnë të vaksinohen do të përballen me pezullim ose shkarkim nga detyra.
“Ushtarët që refuzojnë të vaksinohen do të këshillohen me komandën e tyre, por mosbindja e përsëritur mund të rezultojë në gjobë, sanksione diciplinore ose edhe pezullim nga puna”, thuhet në deklaratën e ushtrisë amerikane.
Që nga java e kaluar, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka raportuar më shumë se 353,000 raste të infeksionit në mesin e stafit të tij dhe më shumë se 450 vdekje.
Ushtria tani pret që njësitë e saj aktive të vaksinohen plotësisht deri më 15 dhjetor, dhe njësitë rezervë dhe Garda Kombëtare deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm./arbresh.info/
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...