Qeveria e Koresë së Jugut thotë se trupat amerikane do të mbesin në vend edhe nëse arrihet marrëveshja për t’i dhënë fund formalisht Luftës Koreane.
Rreth 29 mijë ushtarë janë të vendosur në Korenë e Jugut, nën një marrëveshje sigurie të arritur pas përfundimit të luftës më 1953, transmeton portali arbresh.info.
Koreja e Veriut ka thënë se do të heqë dorë nga armët bërthamore si kusht kundrejt largimit të ushtarëve nga gadishulli.
Por, një zëdhënës qeveritar i Jugut tha se prezenca e tyre nuk ka asgjë të bëjë me nënshkrimin e traktateve të paqes.
“Trupat amerikane të vendosura në Korenë e Jugut janë një çështje në lidhje me aleancën midis Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara”, tha Kim Eui-kyeom, duke folur për presidentin Moon Jae-in.
Në takimin e tyre të rëndësishëm, të premten e kaluar, zoti Moon dhe Kim Jong-un i Koresë së Veriut ranë dakord të punojnë drejt një gadishulli të denuklearizuar korean dhe një traktat paqeje për t’i dhënë fund zyrtarisht Luftës Koreane.
Lufta përfundoi në vitin 1953 me një armëpushim, kështu që Koreja ende është teknikisht në luftë./Arbresh.info/
Bruksel- Plani i rritjes ekonomike, Rama i pranishëm në sami...
Dugolli pozon me Blinkenin në pritjen e Departamentit të Sht...
Kica-Xhelili: Lista e LDK-së është lista më e mirë që ka Kos...
Von Der Leyen: BE gati për të nisur shqyrtimin e aplikimit t...
Deklarata e Samitit kërkon zbatim të marrëveshjeve mes Kosov...
Roza Lati thumbon Heidin pasi u zyrtarizua si prezantuese e ...