Vendi i Amerikës së Jugut do të jetë shteti i parë në botë i cili lejon që kanabis të shitet ligjërisht dhe që nga muaji korrik në mënyrë zyrtare ai do të fillojë të shitet në farmaci.
Ky veprim është vënë në lëvizje që në vitin 2013, me një ligj i cili legalizonte plotësisht tregtinë e kanabisit. Megjithatë, ai ka qenë një proces i ngadaltë për të vendosur ligjin në praktikë.
“Kanabis do të shpërndahet në farmaci duke filluar që nga muaji korrik,”-tha asistenti i Presidentit, Juan Andres Roballo në një konferencë për shtyp.
Ligji kërkon që blerësit duhet të regjistrohen në një regjistër kombëtar tha Roballo, i cili do të jetë në funksion që nga data 2 maj. Çmimi do të jetë 1.30 dollarë për gram.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...