Këshilli Europian dha dritën jeshile për të rinovuar mandatin e Ursula von der Leyen në krye të Komisionit Europian për pesë vjet të tjera në një samit maratonë që përfundoi pak pas mesnate.
Liderët europianë arritën të bien dakord për të gjitha pikat e rendit të ditës, përfshirë atë se kush do të udhëheqë BE-në dhe “Axhendën Strategjike” për periudhën pesëvjeçare 2024-2029.
Udhëheqësit europianë nuk do të takohen nesër siç ishte planifikuar fillimisht.
Siç u vendos pas samitit maratonë, ish-kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa, nga socialdemokratët, do të jetë presidenti i ardhshëm i Këshillit Europian për një mandat 2.5-vjeçar të rinovueshëm dhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kalas, nga Liberalët, do të jenë Përfaqësuesja e Lartë e ardhshme e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë për një mandat pesë-vjeçar.
Personat e propozuar, nga tre familjet kryesore politike (EPP, Socialistët, Liberalët), u miratuan me shumicë (të paktën 21 vende që përfaqësojnë 65% të popullsisë evropiane).
Sipas burimeve diplomatike, kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka votuar kundër kandidaturave të Kaya Callas dhe Antonio Costa, ndërsa ka zgjedhur të abstenojë nga votimi për kandidaturën e Ursula von der Leyen.
Pas miratimit nga Këshilli Europian, kandidatura e Ursula von der Leyen do të duhet të kalojë në një votim në Parlamentin Europian, i cili me gjasë do të zhvillohet më 18 korrik, në seancën e parë Plenare të Parlamentit të ri Europian, në Strasburg.
Për miratimin e tij nevojitet një shumicë absolute, pra të paktën 361 vota nga gjithsej 720 eurodeputetë.
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...