Ursula von der Leyen dhe Josep Borrell dënojnë sulmin terrorist në Moskë

14:43 | 23 Mars 2024
K.B

Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, shprehu dënimin e saj për sulmin terrorist në Moskë “kundër civilëve”, “i cili u krye nga Shteti Islamik”.

“Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre gjatë kësaj kohe tragjike,” ka shkruar ajo në një postim në platformën “X”.

Ndërsa, përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka deklaruar: “Unë dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e urryer të kryer mbrëmë jashtë Moskës”.

Me postimin e tij në platformën “X”, ai tregon se “terrorizmi ka vënë sërish në shënjestër njerëzit e pambrojtur. Komuniteti ndërkombëtar duhet të qëndrojë i bashkuar fort kundër plagës së terrorizmit”.

Kujtojmë që 143 kanë mbetur të vdekur deri tani nga sulmi i ndodhur pasditen e premtes, kur persona të armatosur qëlluan një sallë koncertesh në periferi të Moskës. Ndërsa, katër persona, të prangosur si të përfshirë direkt në atentatin në Moskë janë mes 11 të arrestuarve, informoi shefi i sigurisë ruse, presidentin Vladimir Putin./abcnews.al

Të ngjashme