Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, përmes disa postimeve në Twitter ka shkruar rreth takimit të fundit me presidentin rus, Vladimir Putin.
Në një postim të parë gjatë ditës së sotme, përcjell Telegrafi, Trump ka shkruar: “Shumë njerëz në skajet më të larta të inteligjencës e pëlqyen performancën e konferencës për shtyp në Helsinki. Putin dhe unë diskutuam shumë tema të rëndësishme në takimin tonë. Ne shkuam mirë gjë e cila me të vërtetë ka shqetësuar shumë ‘urrejtës’ që donin të shihnin një ndeshje boksi. Rezultate të mëdha do të vijnë!”
Ndërsa në një postim tjetër ndërkohë, presidenti amerikan ka shkruar: “Ndërkohë që takimi i NATO-s në Bruksel ishte një triumf i pranuar, me miliarda dollarë më shumë të vendosur nga vendet anëtare me një ritëm më të shpejtë, takimi me Rusinë mund të jetë, në planin afatgjatë, një sukses edhe më i madh. Shumë gjëra pozitive do të dalin nga ai takim”.
Dhe këto nuk kanë qenë postimet e fundit, pasi që ai ka bërë edhe një të tretë: “Rusia ka rënë dakord të ndihmojë me Korenë e Veriut, ku marrëdhëniet me ne janë shumë të mira dhe procesi po ecën tutje. Nuk ka nxitim, sanksionet mbeten! Përfitime të mëdha dhe të ardhme të ndritshme për Korenë e Veriut në fund të procesit!”. /Telegrafi/
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...