Në Genova të Italisë do të inaugurohet sot ura “Genova San Giorgio”, e cila u ngrit aty ku dy vite më parë u shemb Ura Morandi, tragjedi që i mori jetën 43 personave, mes të cilëve dhe dy të rinjve shqiptarë Marjus Djerri 22 vjeç e Edi Bokrrina 28 vjeç, ndërsa po udhëtonin për të shkuar në punë.
Ishte ora 11:36 minuta e paradites së 14 gushtit 2018, kur Ura Morandi, një pikat lidhëse kryesore të qytetit të Genovas dhe e tërë rajonit të Ligurias, u shndërruar në pluhur duke i marrë jetë e plagosur dhjetra persona që në ato momente po udhëtonin mbi të.
Sot dy vite më vonë, Genova inauguron urën e re e cila mban emrin “Genova San Giorgio”, në nderim të Shënjtorit San Giorgio.
Në ceremoninë e inaugurimit do të marrin pjesë autoritetet më të larta drejtuese lokale si dhe Presidenti i Republikës Sergio Matarella, kryeministri Giuseppe Conte, si dhe arkitekti i urës së re, Renzo Piano.
Komiteti i familjarëve të 43 viktimave kanë informuar se nuk do të jenë të pranishëm në ceremoninë, në shenjë proteste ndaj vendimit të marrë nga qeveria italiane për dhënien përsëri të menaxhimit të urës së re në duar të kompanisë Autostrade Italia, aksioneri kryesor i së cilës është familja Benetton e akuzuar nga familjarët si përgjegjësit kryesorë të keqmirëmbajtjes së urës Morandi e shkaktarët e kësaj tragjedie që u mori jetën familjarëve të tyre.
Në krah të vendimit të marrë nga komiteti i 43 viktimave të Urës Morandi, janë rreshtuar dhe zjarrëfikësit e qytetit të Genovas dhe të rajonit të Ligurias që në shenjë solidariteti kanë pubikuar një letër të hapur ku mes të tjerash shkruajnë se “nuk ka asgjë për të festuar… Të dish të shfrytëzosh rastin nga tragjedia janë fjalë që i përkasin një klase dominuese sipërmarrëse e politike, që nxjerr fitime nga fatkeqësitë e tragjeditë.”
Komiteti i familjarëve të viktimave kanë informuar se nuk do jenë pjesë e ceremonisë së inaugurimit të urës së re por kanë pranuar të takojnë në formë të rezervuar Presidentin e Republikës Sergio Mattarella.
Ceremonia e inaugurimit të urës së re do të jetë e limituar me pjesëmarrjen e 500 personave. Mbi urë janë pozicionuar 43 shtylla ndriçuese në nderim të 43 viktimave emrat e të cilëve do të lexohen gjatë minutave të heshtjes.
Mbi qiell aeronautika italiane do të dhurojë sfondin e ngjyrave bardhë e kuq, simbol i Genovës nën melodinë e këngës në dialektin xhenovez kompozuar nga këngëtari i njohur italian Fabrizio De Andre “Creuzza de ma”.
Për realizmin e versionit të ri të këaj kënge kanë marrë pjesë artistët më të mirë italianë, Zucchero, Diodato, Gianna Nannini, Mauro Pagani, Giua, Vinicio Capossela, Vasco Rossi, Paolo Fresu, Vittorio De Scalzi, Jack Savoretti, Antonella Ruggiero, Francesco Guccini, Ivano Fossati, Ornella Vanoni, Giuliano Sangiorgi, Cristiano De Andre’, Sananda Maitreya.
Ura “Genova San Giorgio”
Ura e re e quajtur “Genova San Giorgio” do të jetë zyrtarisht e hapur nga data 5 gusht 2020.
Ura e re e Xhenovas është një projekt i arkitektit të njohur italian Renzo Piano, ka formën e një anije e është e realizuar nga kompania italiane Fincantieri e specializuar në ndërtimin e anijeve të mëdha Coricere.
Ajo është e ndërtuar e tërë në një strukturë çeliku e përbërë nga 19 pjesë, e gjatë rreth 1067 metra, ku janë përdorur rreth 18 mijë tonë çelik.
Ura mbështetet mbi këmbë betoni e çeliku dhe është e pajisur me isntrumenta e sensorë që lejojnë të kontrollohet çdo ditë mirëmbajtja e strukurës, dhe duke hyrë në brendësi të saj.
Giuseppe Bono, menaxheri i Përgjithshëm i kompanisë që ka realizuar punimet e Urës në një video konferencë ku ishte e pranishme dhe RTV Ora informoi se “ura është një vepër komplekse e bazuar në një tekonologji majft të avancuar. Garancia e sigurisë së saj sipas akritektit të projektit Renzo Piano është rreth 1000 vite. 19 panelet e strukturës janë prej çeliku e të realizuara në kantieret e Financierit në Xhenova, në Castellamare di Sabbia e në Verona. Panelet më të mëdha peshojnë 3 mijë tonë e janë të gjata rreth 100 metra.”
Paneli i fundit i çelikut i gjatë 45 metra u montua në paraditen e datës 28 prill 2020.
Sipas menaxherit të Përgjithshëm të kompanisë realizuese, “për përfundimin e strukurës në kohë rekord u impenjuan natë e ditë një skuadër prej 200-300 punëtorëëh e teknikësh e dritat e kantierit nuk janë shuar as dhe një orë.”
“Ky është modeli Italia i punës, nuk është një mrekulli realizimi i shpejtë i kësaj ure, por është modeli i punës made in Italy” tha për mediat arkitekti Renzo Piano.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...