Kryeministrja britanike Theresa May ka urdhëruar hetim të detajuar publik në zjarrin masiv që përfshiu bllokun e apartamenteve në Londër, ku mbetën të paktën 17 të vdekur.
Kjo shifër pritet të rritet, pasi që zjarrfikësit thonë se nuk presin të gjejnë të mbijetuar të tjerë në kullën e djegur, transmeton portali arbresh.info.
Njerëzit kanë kërkuar dëshpërimisht lajme për familjet dhe miqtë e humbur.
Mbretëresha më herët i tha se “mendimet dhe lutjet e saj” janë me familjet.
Më shumë se 30 persona mbeten në spital – 17 prej të cilëve janë në gjendje kritike.
Ndërkohë edhe kryeministrja May ka vizituar vendin e ngjarjes, për të cilin shumë janë çuditur nga mënyra e shpejtë e përhapjes së zjarrit./Arbresh.info
Sulm me kamion në Izrael
Mickoski: Jam i përgatitur për kompromis, por të mos marrim ...
Hamza në Istog: Dukagjini do ta ketë mbështetjen e duhur për...
EULEX mirëpret nisjen e hetimeve lidhur me pretendimet për r...
Heidi Baci largohet nga emisioni Goca & Gra, numëron ed...
883 milionë euro nga Plani i Rritjes, Koopman përgëzon Kosov...