Urdhëri për ndalim, SHBA-të sqarohen rreth përjashtimit të Irakut

22:17 | 7 Mars 2017
Trina Galanxhi

Në urdhërin për ndalim të emigrantëve që duan të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, presidenti Donald Trump ka përjashtuar Irakun, duke ndaluar hyrjen e njerëzve nga gjashtë vende me shumicë myslimane.

Departamenti i Shtetit ka bërë të ditur se ky ndryshim është bërë për shkak të bashkëpunimit të saj me Irakun në luftën kundër Shtetit Islamik, transmeton portali arbresh.info.

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner, ka theksuar heqja e Irakut nga urdhër ndalimi është bërë në mënyrë ekzekutive nga presidenti Donald Trump./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme