Administrata e presidentit Joe Biden është e gatshme të punojë me Kongresin për të vendosur sanksione potenciale kundër zyrtarëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare lidhur me kërkesën e prokurorit për urdhër-arreste për liderët izraelitë për luftën në Gaza, tha të martën Sekretari i Shtetit Antony Blinken.
Në një seancë dëgjimore në Kongres, ai tha se ishte i përkushtuar për të ndërmarrë veprime kundër këtij vendimi të gjykatës, të cilin e cilësoi si “thellësisht të gabuar”. Sipas tij, ky vendim do të vështirësonte arritjen e një marrëveshjeje për pengjet dhe një armëpushimi me Hamasin.
Si presidenti demokrat Joe Biden dhe kundërshtarët e tij politikë kanë kritikuar ashpër njoftimin e Khan, duke argumentuar se gjykata nuk ka juridiksion mbi konfliktin e Gazës dhe duke ngritur shqetësime për procesin.
Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtare të gjykatës, por kanë mbështetur ndjekjet penale të kaluara, duke përfshirë vendimin vitin e kaluar për të lëshuar një urdhër arresti ndaj Vladimir Putin për luftën në Ukrainë.
Kryeprokurori i gjykatës, Karim Khan, njoftoi të hënën se kishte aplikuar për urdhër-arrest kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant.
Khan kërkon gjithashtu urdhër-arrest për tre zyrtarë të Hamasit – Yahya Sinwar, udhëheqësin në Gaza, Mohammed Deif, komandantin e krahut ushtarak të Brigadave Qassam dhe Ismail Haniyeh, kreun e byrosë së saj politike./abcnews.al
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...