Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën deri më tani si pasojë e uraganit Zeta që ka goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Uragani ka goditur shtetet Louisiana, Georgia, Mississippi, Karolina e Veriut, pjesën juglindore të Virginia-s dhe Maryland.
Viktimat janë regjistruar në Louisiana një, në Alabama dhe Georgia katër dhe në Mississippi një.
Zeta ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrikë për 2,6 milionë familje.
Në Louisiana, nga Garda Kombëtare u kërkua të mbështesë ushtarët në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit.
Rënia e pemëve bllokoi korsitë e dy autostradave ndërshtetërore në Atlanta.
Qendra Kombëtare e Uraganeve e SHBA-së njoftoi se Zeta, e cila filloi të godiste Louisiana-n juglindore në kategorinë 2 të mërkurën, 28 tetor, humbi fuqinë dje pasdite dhe shpejtësia maksimale e erës ra në 85 kilometra në orë.
Zeta, e cila goditi Gadishullin Jukatan të Meksikës të hënën me një erë që arrinte në rreth 130 kilometra në orë, solli reshje të forta shiu.
Shteti i Louisiana-s këtë vit është goditur gjithashtu nga uraganet Laura dhe Delta./AA/
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje