Uragani Nate, jepet alarmi në jug të SHBA-ve

21:22 | 7 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Gjendja e emergjencës u shpall në katër shtete jugore amerikane, ndërsa urganai Nate po merr fuqi në rrugën e tij drejt bregut të Gjirit të Meksikës.

Louisiana, Mississippi, Alabama dhe disa zona në Florida dhanë alarmin për uraganin dhe gjithashtu urdhëruan mjaft evakuime. Masat prekin edhe disa pjesë të qytetit të Nju Orleans, i cili u shkatërruar 12 vjet më parë nga uragani Katrina.

Autoritetet amerikane thanë se po merren të gjitha masat për të përballur stuhinë dhe përvoja e shkuar me këto fenomene natyrore bën që të mos ketë vend për panik.

Nate filloi si stuhi tropikale, aktualisht është uragan i kategorisë së parë dhe pritet të godasë bregdetin amerikan si stuhi e kategorisë së dytë. Nate nuk është aq i fortë sa paraardhëset e tij Irma dhe Maria, por sidoqoftë do të sjellë erëra të fuqishme, reshje të dendura dhe batica të forta.

Veç masave në tokë, masa po merren edhe në det, ku kompanitë e naftës po evakuojnë punonjësit e tyre nga platformat naftënxjerrëse në gjirin e meksikës. pasar se ti drejtohej SHBA, uragani Nate vrau 25 persona në Nikaragua, Kosta Rika dhe Honduras, vende që i goditit në formën e një stuhie tropikale.

Në Amerikën Qendrore Nate solli reshje të dendura, rrëshqtije dheut dhe përmbytje që bllokuan rrugët, shkatërruan ura e shtëpi, duke lënë me mijëra pa energji elektrike, ujë të pijshëm dhe strehë. 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme