Uragani Milton zbriti mbrëmjen e së mërkurës pranë Siesta Key në Florida, si një stuhi e kategorisë 3 me erëra 193 km/orë, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar një paralajmërim për përmbytje të menjëhershme për rajonet në të gjithë shtetin amerikan.
Më shumë se 2 milionë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji në të gjithë shtetin, me lagje të tëra në errësirë. Vdekjet janë konfirmuar në St Lucie, ku zyrtarët thanë se kishin goditur tornadot, megjithëse numri i viktimave është i paqartë.
Miliona njerëz u larguan nga shteti amerikan gjatë të mërkurës pas paralajmërimeve për përmbytje, tornado dhe stuhi. Më herët, presidenti Joe Biden tha se do të ishte “një nga uraganet më shkatërrues në një shekull”.
Milton vjen dy javë pasi uragani Helene goditi bregun e Floridas si stuhi e kategorisë katër, duke vrarë të paktën 225 njerëz në të gjithë Florida, Giorgia, Karolina e Jugut, Tenesi, Virxhinia dhe Karolina e Veriut./abcnews.al
BREAKING:
The St Lucie County Sheriff’s Office was just struck by tornado ahead of Hurricane Milton. @stluciesheriff pic.twitter.com/ncDMQNne4x
— Laura Loomer (@LauraLoomer) October 9, 2024
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...