Google ADS

Uragani Maria po bëhet një stuhi ‘jashtëzakonisht e rrezikshme’

23:55 | 18 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Uragani Maria është forcuar në një kategori ‘jashtëzakonisht të rrezikshme’, thonë parashikuesit amerikanë.

Ajo është drejtuar drejt ishujve Leeëard dhe Karaive, transmeton portali arbresh.info

Uragani Maria është duke lëvizur përafërisht përgjatë rrugës së njejtë që bëri Irma, stuhia e cila shkatërroi këtë rajon gjatë këtij muaji.

Vendet më të rrezikuara janë Puerto Rico, St Martin, St Barts, Saba, St Eustatius dhe Anguilla.

Disa nga këta ishuj ende nuk janë rimëkëmbur pasi u goditën nga uragani Irma, ku mbetën të vdekur 37 persona./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme