Shkulmet e zemëruara të erës të stuhisë po godasin ishujt në jug të Florida-s ndërkohë që vetë uragani Irma do të godasë kontinentin në orët që po vijnë, njofton BBC.
Nivelet e ujit po rriten në brigjet e shtetit amerikan ku po pritet një stuhi e fuqishme. Rreth 6.3 milionë njerëzve u është kërkuar të evakuohen, por guvernatori i shtetit tha të shtunën se tani ishte tepër vonë për të ikur.
Të paktën 24 persona kanë vdekur pasi uragani Irma goditi ishujt në Karaibe.
Uragani u bë i kategorisë së katërt në orët e para të mëngjesit, me erëra maksimale të qëndrueshme 209 km/orë.
Ato po i drejtohen Floridës së jugut, pasi kaluan verilindje të Kubës natën e së premtes.
Qendra Kombëtare e Uraganeve paralajmëroi një fuqizim të stuhisë që përbën kërcënim për jetën në Florida Keys – një zinxhir ishujsh në jug – si dhe në bregun perëndimor të Floridas./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...