Një familje e tërë është mbytur nga vërshimi i ujërave si pasojë e uraganit Ida në bregdetin lindor të shteteve të bashkuara të Amerikës.
Mediat transportojnë se Rosa Espinal, 72 vjeç dhe burri i saj Jose Torres, 71 vjeç, së bashku me djalin e tyre 38-vjeçar humbën jetën kur uji pushtoi banesën e tyre në New Jersey, edhe fqinja e tyre, 33-vjeçare Shakia Garrett ishte viktimë e përmbytjeve.
Kërkimet po vazhdojnë edhe për gjashtë persona të tjerë të konsideruar të zhdukur. Deri të shtunën në mesditë raportohet se Të paktën 25 persona vdiqën në New Jersey dhe 18 në shtetin e New York. Për ngjarjen katastrofike ka reaguar dhe Presidenti Joe Biden i cili ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Apartamente të shkatërruara shtëpi të përmbytura, makina të dëmtuara.
Këto janë pamjet që ofrohen nga uragani që tashmë ka humbur furinë. Por përmbytjet kanë nxjerrë në dritë dhe infrastrukturën dhe pasojat nga ndërtimet e pa rregullta.
Një tjetër problem mbetet dhe dëmtimi i urave. Ekspertët kanë hartuar një listë me 800 prej tyre në të dy zonat që do të duhet të inspektohen por edhe të restaurohen.
Si u njoh me Drilonin jashtë, Lela përballet sy me sy me Leo...
Dy vende në shtëpi në të cilat nuk duhet t’i mbani lulet gja...
Ardon Jashari shpallet futbollisti i ri më i mirë në Zvicër
Lëvizja Vetëvendosje nesër me tubim në Shtërpcë, Kaçanik dhe...
Bajrami: Planifikojmë që investimet kapitale në vit të jenë ...
Kurti: Nga Peja, në 500 mijë zemra për fitoren tonë të madhe