Uragani Milton është stuhia e tretë me shpejtësinë më të madhe regjistruar në oqeanin Atlantik që po i drejtohet bregut perëndimor të Floridës, duke kërcënuar jetë njerëzish e të zhysë nën ujë zonat e ulëta.
Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganëve Miltoni ka lëvizur drejt verilindjes përgjatë Gjirit të Meksikës dhe pritet që të arrijë në tokë rreth Gjirit të Tampës në Florida, të mërkurën vonë në mbrëmje ose të enjten herët në mëngjes.
Prej mëngjesit të së mërkurës, Milton ka lëvizur shoqëruar nga erëra me shpejtësi maksimale e të qëndrueshme prej rreth 249 km/h.
Pse është aq i fuqishëm Milton?
Ujërat jashtëzakonisht të ngrohta në Gjirin e Meksikës këtë vit kanë nxitur rritjen e shpejtë të Miltonit. Ujërat në sipërfaqen e oqeanit kanë arritur temperatura rekord prej rreth 32 gradë Celsius gjatë dy sezoneve të fundit verore, sipas Administratës Kombëtare mbi Oqeanet dhe Atmosferën.
Zonat e evakuimit
Autoritetet kanë lëshuar urdhra evakuimi të detyrueshme për të paktën një pjesë të banorëve, që ndodhen në 15 nga 67 qarqet e Floridës, ose përgjatë pjesës më të madhe të bregut perëndimor.
Kjo përfshin shumë prej 3.1 milionë banorëve që jetojnë në zonën metropolitane të Tampës, një grup i dendur komunitetesh përgjatë bregdetit dhe në ishujt e Gjirit të Tampës, i cili nuk ka qenë në gjurmët e një uragani prej më shumë se një shekulli.
Edhe pse banorët e Floridës janë mësuar me uraganet, shumë zyrtarë shtetërorë dhe lokalë i kanë paralajmëruar ata se Miltoni mund të jetë uragani më i fuqishëm që ata kanë parë.
Kryebashkiakja e Tampës, Jane Castor, e ka thënë hapur se “kushdo që nuk evakuohet nga zonat e ulëta, do të vdesë”.
Ekspertët parashikojnë erëra shkatërruese e reshje të dendura që mund të shkaktojnë përmbytje të menjëhershme në pjesën më të madhe të Floridës qendrore.
Krahasimi mes Miltonit dhe uraganit Helen?
Shumë nga komunitetet që do të preken nga Miltoni u goditën muajin e kaluar nga uragani Helene dhe ende nuk e kanë marrë veten nga pasojat e tij. Uragani shkaktoi vdekjen e më shumë se 200 personave e përmbytje katastrofike kryesisht në pjesën perëndimore të Karolinës së Veriut dhe në lindje të Tenesit.
Në momentin më intensive të tij, uragani Helene ishte një stuhi e kategorisë 4, me erëra të qëndrueshme prej rreth 220 km/h. Milton e kapërceu me shpejtësi atë, duke u bërë një stuhi e kategorisë 5 brenda disa orësh me erëra të qëndrueshme prej 285 km/h. Të mërkurën Milton u dobësua disi, duke u ulur në një uragan të kategorisë 4.
Pesë uragët më të fuqishëm të Atlantikut?
Milton është tashmë uragani i pestë më i fuqishëm i regjistruar në Atlantik. Uragani më intensiv i regjistruar para tij ishte Wilma në vitin 2005, ndjekur nga Gilbert në vitin 1988, ai që njihet si uragani i Festës së Punës, i vitit 1935 si dhe Rita në vitin 2005./voa
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...