Google ADS

Uragani Humberto kërcënon rajonet e Oqeanit Atlantik

12:20 | 16 Shtator 2019
Arbresh Info

Ndikimin e uraganit ditëve në vazhdim mund ta ndjejnë banorët e Bermudeve, por edhe rajoni i Carolines Veriore deri në Floridë

Uragani Humberto, që u paraqit në Oqeanin Atlantik në hapësirën detare të shtetit federal amerikan të Floridës, është rritur në kategorinë e parë.

Qendra nacionale për uragane e Qytetit Miami bëri të ditur se Humberto, që gjendet 1.260 kilometra në perëndim të Bermudeve, realizon shpejtësi prej 120 kilometrave në orë dhe lëviz drejt pjesës verilindore.

Ndikimin e uraganit ditëve në vazhdim mund ta ndjejnë banorët e Bermudeve, por edhe rajoni i Carolines Veriore deri në Floridë.

Uragani i kategorisë së pestë Dorian, që në fillim të muajit goditi Bahamet duke shkaktuar vdekjen e 50 personave.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme