Google ADS

Uragani Helene goditi juglindjen e SHBA, të paktën 43 të vdekur

07:32 | 28 Shtator 2024
K.B

Të paktën 43 njerëz kanë vdekur dhe miliona të tjerë kanë mbetur pa energji të premten, ndërsa uragani Helene u përhap në juglindje të SHBA.

Autoritetet vazhduan operacionet e shpëtimit me varka, helikopterë dhe automjete të mëdha për të ndihmuar të bllokuarit në ujërat e përmbytjeve.

Helene ishte stuhia më e fuqishme në histori që goditi Big Bend të Floridës dhe u zhvendos në veri në Gjeorgjia dhe Karolina, pasi arriti në tokë gjatë natës të së enjtes.

Siguruesit dhe institucionet financiare thonë se dëmi i shkaktuar nga stuhia mund të arrijë në miliarda dollarë.

Edhe pse Helene është dobësuar ndjeshëm, sinoptikanët paralajmërojnë se erërat e forta, përmbytjet dhe kërcënimi i tornadove mund të vazhdojnë.

Të paktën tetë persona kanë vdekur në Florida që nga e premtja. Pasi goditi Florida, stuhia vazhdoi në veri të Georgias, duke lënë të paktën 15 të vdekur.

Në Karolinën e Jugut, të paktën 17 persona u vranë, sipas CBS Neës. Në Karolinën e Veriut u shënuan të paktën dy viktima nga stuhia. Një person u vra gjithashtu në Virxhinia, tha guvernatori i shtetit, Glenn Youngkin, në një konferencë shtypi.

Në të gjithë juglindjen, më shumë se tre milionë shtëpi dhe biznese ishin pa energji elektrike të premten vonë./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme