Ministrja e Shëndetësisë e Ishujve Bahamas, Suane Sands mëngjesin e sotëm njoftoi se 20 persona kanë humbur jetën si pasojë e uraganit shkatërrues Dorian, raporton Anadolu Agency (AA).
Uragani Dorian shkaktoi dëme të mëdha materiale në Bahame, që ndodhen në Oqeanin Atlantik.
Në shkatërrimin që uragani la pas vete më mirë dëshmojnë pamjet që publikoi Agjencia amerikane e hapësirës (NASA).
Herve Verhoosel, zëdhënësi i programit botëror për ushqim i OKB-së, të martën tha se janë të gatshëm të ndihmojnë Qeverinë e Bahameve në vlerësimin e dëmeve që shkaktoi uragani dhe në planifikimin e nevojave prioritare.
Ai theksoi se vlerësimet preliminare flasin se 45.700 personave në ishullin Grand Bahama ndoshta u nevojitet ushqim si dhe 14.500 të tjerëve në Abaco-n fqinj.
Matthew Cochrane, zëdhënës i Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, tha se 62.000 personave poashtu u nevojitet qasje deri te uji i pijshëm.
Ai theksoi se rreth 45 për qind e shtëpive në Grand Bahama dhe Abaco janë dëmtuar rëndë ose shkatërruar plotësisht dhe se Kryqi i Kuq/Gjysmëhëna do të ndihmojë 20.000 qytetarë më të rrezikuar.
Uragani Dorian u dobësua nga kategoria e pestë në të katërtën dhe së shpejti pritet të godasë bregun lindor të SHBA-ve, më saktë Floridën dhe Xhorxhinë.
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...