Universiteti i Oksfordit zhvillon vaksinën kundër koronavirusit

16:30 | 20 Korrik 2020
Arbresh.info

Vaksina kundër koronavirusit e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit po del që është e sigurt për sistemin imunitar.

Testimet, që përfshijnë gjithsej 1,077 njerëz, tregojnë se vaksina e injektuar ka krijuar antitrupa dhe qeliza të bardha të gjakut që mund të luftojnë koronavirusin.

Zbulimi është shumë premtues, por është shumë herët për të ditur se sa e sigurt do të jetë në testimet e radhës.

Arbresh.info ka raportuar se Britania e Madhe ka porositur gati 100 milionë vaksina të tilla.

Si funksionon vaksina?

Vaksina e quajtur ChAdOx1 nCoV-19 është duke u zhvilluar me një shpejtësi të pashembullt. Ajo përbëhet nga një virus i modifikuar gjenetikisht që e shkakton të ftohurën e zakonshme./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme