Ekipi hulumtues i Universitetit të Oksfordit është në partneritet me kompaninë globale biofarmike Astra Zeneca duke tentuar krijimin e vaksinës kundër COVID-19.
Një studim i vaksinës për koronavirusin nga Universiteti i Oksfordit është gati të fillojë fazën e tij të ardhshme, duke hyrë në testimet njerëzore që përfshijnë 10.260 pjesëmarrës, tha universiteti në një deklaratë, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
Ekipi hulumtues i Universitetit të Oksfordit është në partneritet me kompaninë globale biofarmike Astra Zeneca me bazë në Mbretërinë e Bashkuar për të zhvilluar dhe prodhuar vaksinën e mundshme në një shkallë të gjerë.
Ajo përfundoi fazën 1 të testimit, me më shumë se 1.000 imunizime, thuhet në deklaratë. Faza 2 tani do të zgjerojë gamën e moshës së pjesëmarrësve që marrin vaksinën e provës, për të përfshirë të moshuar dhe fëmijë më të vjetër.
Tjetra, faza 3 do të vlerësojë se si vaksina funksionon në një numër të madh të njerëzve mbi moshën 18 vjeç.
Profesori Andrew Pollard, kreu i Grupit të Vaksinave në Oksford, tha se studimet “po përparojnë shumë mirë”, dhe tha se fazat e ardhshme “do të testojnë nëse ai mund të sigurojë mbrojtje në popullatën më të gjerë”, transmeton lajmi.net.
CNN raportoi të enjten se Astra Zeneca kishte njoftuar një marrëveshje për të paktën 400 milion doza të vaksinës së mundshme.
Kompania mori mbi “1 miliard dollarë nga Autoriteti i Kërkimit dhe Zhvillimit të Avancuar Biomjekësor i SH.B.A.-së (BARDA) për zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinës, duke filluar nga vjeshta,” sipas një deklarate nga AstraZeneca.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...